Ditën e djeshme, në kuadër të megaoperacionit të SPAK, ish-kryegjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është arrestuar.
Fetahu akuzohet për përfshirje me grupet kriminale, si pjesë e klanit Çopja.
Gjithashtu, është bërë e ditur se kjo e fundit, ka udhëruar vrasjen e gazetarit Saimir Kodra në shenjë hakmarrje.
Së fundmi, janë zbardhur edhe disa biseda mes Fetahut dhe Suel Çelës, i cili ka pseudonimin Marjus Lulaj.
Nga bisedat, duket se ish-gjyqtarja dhe personazhi i botës së krimit, kanë një marrëdhënie mjaft miqësore.
Pjesë nga biseda mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës alias Marjus Lulaj:
Pajtime Fetahu: “Ti si je, je mërzitur”?
Marjus Lulaj: “Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di”.
Pajtime Fetahu: “S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim”.
Marjus Lulaj: “Pa diskutim po”.
Pajtime Fetahu: “Pse mua qysh më di ti”.
Marjus Lulaj: “Hahahaha”.
Pajtime Fetahu: “S’dorëzohemi ne”.
Po ashtu në një bisedë tjetër mes Fetahut dhe Çelës duket që lidhja e tyre është shumë miqësore:
Marjus Çelaj: “Rri e qetë nuk je vetëm”.
Pajtime Fetahu: “Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës”.
Marjus Çela: “Edhe unë, rri super e qetë…”.
Pajtime Fetahu: “Unë të kam ty, ti më ke mua”./Vizion Plus