Pavarësisht paragjykimit të përgjithshëm për çështje të caktuara që janë hetuar, duket se SPAK e ka marrë shumë seriozisht çështjen e zaptimit të pronave të ushtrisë nga oligarkët vendas me qëllim bërjen e biznesit mbi to, shkruan AlbEu.com.
Ministrja Olta Xhaçka ishte për më shumë se një orë sot në SPAK duke dhënë llogari për vendimet e marra kur ishte në krye të Mbrojtjes, në lidhje me portin e Limionit, e cila iu dha me koncension dy kompanive shqiptare Kastrati Group dhe Edil Al.
Lexo edhe: Zaptimi i pronave të ushtrisë, SPAK nis hetimet edhe për Porto Romanon: Si u gllabërua ish-depoja e minave
Pak javë më parë GJKKO e sekuestroi këtë port duke ndaluar punimet e tyre për qëllimet e privatëve, ndërsa SPAK duket se nuk do të mjaftohet me kaq duke marrë me radhë në pyetje personat përgjegjës për këtë shkeljë të rëndë mbi pronat e ushtrisë.
Kjo është hera e dytë që Xhaçka ishte në SPAK, ndërsa më parë ka qenë ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku. Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të ketë guximin të marrë në pyetje edhe privatët që guxuan të shkatërrojnë pronat e ushtrisë për qëllimet e tyre. Hetimi sapo ka filluar, në fakt.
Lexo edhe: Do bënin hotele dhe port jashtesh në bazën ushtarake, por ndërhyri SPAK, Altin Dumani tregon ç’po ndodh me portin e Limionit
Këto janë një natyrë tjetër hetimesh nga SPAK mbi abuzimin me pronat publike dhe sidomos të ushtrisë duke cënuar edhe sigurinë kombëtare të të gjithë aleancës së NATO-s në një kohë kur situate në botë po ndryshon dhe Rusia po bëhet gjithnjë edhe me agresive. /albeu.com