Ambasadorja Yuri Kim ka vizituar qytetin e Shkodrës që mbrëmjen e djeshme dhe ka qëndruar edhe sot atje.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë disa fotografi nga qyteti verior.
Kim e quan Shkodrën si një nga vendet e saj të preferuara në botë.
Ajo shprehet se është e lumtur të vizitojë disa destinacione të veçanta në Shkodër dhe të kalojë kohë me shkodranët duke i cilësuar njerëz mikpritës me stil dhe përsosje kulturore.
“E lumtur të kthehem në një nga vendet e mia të preferuar në botë, Shkodër. Isha këtu me disa miq për të vizituar disa vende të rëndësishme si Kalaja e Rozafës e cila ka qëndruar për shekuj si dëshmi e trimërisë së Shkodrës.
Këndi i Kujtesës së na kujton krimet e diktaturës komuniste dhe rezistencën e popullit të Shkodrës dhe muzeun e fotografisë Marubi i cili ka imazhe të bukura dhe të jashtëzakonshme të Shqipërisë së shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.
Mbi të gjitha ishte kënaqësi të takohesha dhe të kaloja kohë me shkodranët të cilët shquhen për mikpritjen, stilin, përsosjen kulturore dhe pavarësinë. Unë i dua shkodranët”, shkruan Yuri Kim./albeu.com/
View this post on Instagram