Yuri Kim mesazh me fjalet e Martin Luther King: Të refuzojmë dhunën politike

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter ka dhënë një mesazh të koduar nëpërmjet Martin Luther King Jr.

“Dr. Martin Luther King, Jr. nderohet në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën jo vetëm për luftën për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij”, shkruan Kim./albeu.com

 


Shtuar 17.01.2022 15:03