Xhuli Nura ‘ndez’ aludimet për lidhje të re

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka ndezur rrjetet sociale me një postim të fundit që ka lënë vend për shumë dyshime.

Ajo ka ndarë një fotografi në InstaStory, e cila ka bërë ndjekësit të mendojnë se mund të jetë në një lidhje të re.

Në imazhin që ka publikuar, Xhuli shfaqet në një ambient romantik, duke dhënë përshtypjen se është në shoqërinë e dikujt të veçantë.

Kjo ka mjaftuar që ndjekësit të nisin spekulimet dhe të pyesin nëse modelja ka gjetur dashurinë e re.

Kohët e fundit, Xhuli është treguar më e rezervuar për jetën private, duke preferuar të mos ndajë shumë rreth romancave apo lidhjeve personale.


Shtuar 7.10.2025 11:49