Xhixho shpërndan artikullin e Fox News: Arrestimi i Metës në shkelje të ligjit, Rama si Vuçiçi

Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa xhixho shkruan se kryeministri Edi Rama e ka kthyer drejtësinë në armë, duke e përdorur ndaj kundërshtarëve politikë.

Xhixho: Arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë hapur në shkelje të ligjit është pasqyruar në mediat e huaja si një rast skandaloz.

Në mënyrë të veçantë, Fox News thekson:

Autoritarizmi i Edi Ramës, njësoj si ai i Vuçiçit në Serbi, shkon përkundër përpjekjeve të tyre për të mbajtur marrëdhënie të mira me Perëndimin e për të çuar përpara integrimin e vendit.

Korrupsioni i shtrirë në çdo degë të pushtetit të uzurpuar nga Edi Rama është më i madh se kudo tjetër te sistemi i drejtësisë, i cili është kthyer në vegël të përpjekjeve të tij për të goditur rivalët.

Arrestimi i ish-presidentit të Shqipërisë tregon se qeverisja e kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama, po merr gjithnjë e më shumë një prirje autoritare. Pa dashur të paragjykoj vendimin e gjykatës, akuzat dhe momenti i arrestimit janë të dyshimta dhe mund të tregojnë se Rama po përdor forcat e rendit për të goditur kundërshtarët e tij politikë

Korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, është i përhapur në Shqipëri dhe gjykatat janë shpesh nën presion dhe ndikim politik, ndërkohë që procesi i rregullt zbatohet në mënyrë jokonsistente, sipas Freedom House.

Goditja e kundërshtarëve politikë përmes sistemit që Rama kontrollon është në fakt goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe vetë sovranitetit të vendit.


Shtuar 25.10.2024 18:50