Xheneta Fetahu flet për periudhën pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një rrëfim emocional për periudhën e vështirë që ka kaluar jashtë shtëpisë më të famshme.

E njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe emocional gjatë spektaklit, Xheneta nuk ka hezituar të tregojë edhe anën e saj më të brishtë, duke folur hapur për përballjen me ankthin dhe sulmet e panikut pas daljes nga formati.

“Unë kur kam dalë nga Big Brother, kam qenë shumë, shumë, shumë keq”, ka thënë ajo në një video të postuar në TikTok.

“Kam qarë natë për natë, nuk kam guxuar të rri vetë. Gjithë ditën më ka kapur ai ankthi vazhdimisht”, vazhdoi Xheneta, duke treguar se izolimi i gjatë dhe përballja me vëmendjen e menjëhershme publike kanë ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale.

Megjithatë, ndonëse e sfiduar nga përjetime të forta, modelja tregon se tashmë ka nisur të ndiejë një përmirësim të lehtë.

“Tani jam pak më mirë. Kam filluar të marrë veten pak më shumë”, u shpreh ajo.

Në këtë periudhë rikuperimi, ajo ka gjetur qetësi te natyra, konkretisht te deti. “E vetmja pjesë që më qetëson, më kalon ankthin dhe atakun e panikut është muzika e detit”, tha ajo, duke shtuar se tingulli i valëve i jep paqe shpirtërore dhe ndihmon në përballimin e emocioneve të forta.

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë figura publike po ndajnë përjetimet e tyre personale me sfida të ndryshme, rrëfimi i ish-konkurrentes është një kujtesë e rëndësishme për nevojën e mbështetjes dhe normalizimit të diskutimit për shëndetin mendor, veçanërisht pas përvojash të forta si pjesëmarrja në reality shou.


Shtuar 12.06.2025 12:50

Tags: ,