Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka deklaruar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese se policia në vendin tonë vendos një numër të lartë gjobash, krahasuar me vendet e tjera.
Sipas tij, policët e pranojnë nën dhëmbë se duhet të vendosin një numër të caktuar gjobash. Ai u shpreh se policia e qarkullimit rrugor vendoset në cep të rrugës për të kapur mat shoferët.
“Po të shkosh në një rrugë ke dy polici në dy anët. Është aq i madh numri i gjobave sa duhet të kemi vënë rekord botëror.
Ne kemi shëtitur edhe jashtë vendit dhe të merr malli të shohësh policë. A mund të referohet një statistikë sa është numri i gjobave të vendosura në tre vitet e fundi nga policia e qarkullimit dhe nga bashkia.
Sepse në fund të fundit këto shkojnë te xhepi i qytetarëve. Unë në komunikim me policitë ato thonë nën dhëmbë se është i përcaktuar numri i gjobave që ata duhet të vendosin. Kjo është e dhimbshme. Policia e qarkullimit rrugor kthehen si kaçakë. Dalin te cepi i ferrës apo në një kthesë të padukshme”, deklaroi Mziu.