Xhelal Mziu fton demokratët: Nesër vjen Basha në Dibër

Në garën për postin e kryetarit të PD-së për 4 vitet e ardhshme, Lulzim Basha nesër do të jetë në Dibër. Drejtuesi politik i këtij qarku për PD në zgjedhjet e 25 Prillit, Xhelal Mziu përmes një postimi në Facebook fton demokratët që të mos mungojnë nesër paradite.

“Të dashur bashkëqytetarët e mi Dibranë! Nesër ditën e shtunë datë 29.05.2021 ora 10.30 tek pallati i kulturës Peshkopi zhvillohet një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë zotin Lulzim Basha.

Janë të ftuar për të marrë pjesë struktura politike, anëtarë e simpatizant të PD të degës Dibër, intelektual, biznesmenë, të rinj e të reja dhe çdo qytetare e qytetarë Dibranë. Ju mirëpresim” shkruan Mziu.

Në garë për zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e PD-së janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.


Shtuar 28.05.2021 19:02