Xhaferaj “zbërthen” dy mesazhet e Gledis Nanos te “Siguria”

Nën-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ferdinand Xhaferaj ka bërë një përmbledhje të përgjigjeve të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Sipas Xhaferajt, Gledis Nano ka treguar se policia sot ndodhet në mjerim dhe e shthurur.

Këto Xhaferaj i ka lidhur me ndryshimet e fundit në polici dhe me urdhrin e dhënë për të paguar orët shtesë të policisë. Ndërkohë mesazhin tjetër të Gledis Nanos, Xhaferaj e ka lidhur me urdhrin e dhënë për të kryer testin e drogës ndaj efektivëve. Kjo sipas tij konfirmon se policia është e shthurur.

“I tha se do merrni vesh për Ardi Veliun se kur do i mbarojë vaji i kandilit. Duke ju dhënë mesazhin se vajin e kandilit e kam unë., Ju e komentuat duke mos e komentuar. Në fier u vra një biznesmen në Fier. Një grabitje në Nikël dhe ai tha se nuk kam besim ke policia. Më mbrapa pati një vrasje. Më pas vrasje të tjera. Shohim arrogancë krimi për të mos llogaritur prezencën e policisë. Ju dhatë urdhër që drejtorët të bien evidencë për pagesat jashtë orarit. Ke dhënë mesazhin se ke gjetur polici në mjerim. Keni parë të domosdoshëm testin e drogës., Ke gjetur një polici të shthurur. Pse kemi humbur besimin. Krimi na ndëshkon policia transferon. Policia nuk ndëshkon se kontrollohet nga policia. Ku është përgjigja tek vaji i kandilit. Policia është me krimin e organizuar. Policia ka humbur besimin tek Qeveria. Ato që punojnë në Shkodër dhe kënaqet nga shpërblimi dhe shikon tender për kapele me flori. Ju keni kontribute pozitive dhe i keni shërbyer këtij shteti. Keni vetëm një mundësi denonconi publikisht politikën. Le t’ju shkarkojnë binomi Rama-Çuçi, t’i denoncojë” tha Xhaferaj./albeu.com/