Xhaçka i përgjigjet Putinit: Gënjeshtër që përsëritet, nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë

Ministrja e Jashtme, OIta Xhaçka thotë se nuk ka shqiptarë në Ukrainë, ashtu siç pretendon Moska. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se kjo është një gënjeshtër që Moska e përsërit pa turp.

Shqipëria, shkruan ministrja e Jashtme, qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës.

Status i ministres Xhaçka:

Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata 🇺🇦❤️🇦🇱

 

Shtuar 4.03.2022 19:02