Wolt prezanton përditësimin më të madh të aplikacionit në Maltë, duke sjellë një “qendër tregtare në xhepin tuaj”

Nga restorantet te dyqanet – gjithçka që ju pëlqen, në një aplikacion tërësisht të rikonceptuar.

Tiranë, 16 janar 2025 – Wolt, kompania teknologjike, e cila qëndron pas platformës së tregtisë lokale, prezanton sot përditësimin më të madh të aplikacionit për konsumatorët në historinë e saj, duke riformësuar mënyrën se si njerëzit në Shqipëri zbulojnë, blejnë dhe shijojnë gjithçka që ofron qyteti i tyre.

Aplikacioni i rikonceptuar i Wolt bashkon restorantet, dyqanet, farmacitë, bukurinë, elektronikën dhe shumë kategori të tjera në një përvojë më të shpejtë dhe më inteligjente, duke e bërë më të lehtë se kurrë për konsumatorët shqiptarë të plotësojnë nevojat e përditshme krahas vakteve të preferuara – të gjitha në një vend të vetëm.

Në dhjetë vitet e fundit, Wolt është njohur kryesisht si një platformë për shpërndarjen e ushqimit. Sot, ajo është shumë më tepër se kaq.

Me mbi 700 milionë porosi të realizuara globalisht dhe më shumë se 15 miliardë euro shitje të gjeneruara për bizneset lokale, Wolt po përshpejton kalimin drejt një platforme të plotë të tregtisë lokale.

Globalisht, një në pesë porosi tashmë vjen nga kategori jo-restorantesh, duke reflektuar ndryshimin e zakoneve të konsumatorëve dhe kërkesën në rritje për rehati në përditshmëri.

Me këtë riformësim, Wolt po hedh një hap vendimtar drejt shndërrimit në një qendër tregtare digjitale në xhepin e klientëve – një vend i vetëm ku konsumatorët shqiptarë mund të zbulojnë, krahasojnë dhe porosisin gjithçka që u nevojitet, pikërisht kur u nevojitet.

“Ne e rikonceptuam Wolt për t’iu përshtatur më mirë mënyrës se si njerëzit jetojnë sot – duke kaluar pa ndërprerje nga ushqimi te pazaret,” u shpreh Julia Niemann, Drejtoreshë e Menaxhimit të Produkteve në Wolt. “Ky përditësim ka të bëjë me lehtësimin maksimal të gjetjes së asaj që ju nevojitet, mbështetjen e bizneseve lokale dhe eksplorimin e qytetit tuaj – të gjitha në një aplikacion të vetëm”.

Çfarë ka të re në aplikacionin Wolt:

Paraqitja e re pamore e bën më të lehtë se kurrë zbulimin dhe blerjen e asaj që ofron qyteti juaj.

Ja çfarë ka të re:

Butoni lundrues për kërkim & shfletim: Një pikë e vetme hyrëse në fund të ekranit tuaj që ju çon drejt pothuajse çdo shërbimi përreth: restorante, ushqime, bukuri, elektronikë apo shpërndarje pakosh**.

Kërkim universal: Rezultatet e kërkimit grupohen sipas produktit. Shkruani “proteinë” dhe Wolt e kupton menjëherë – do të shihni pluhur proteinash nga dyqanet e kategorisë Shëndet & Bukuri, biskota proteinike nga Ushqimet dhe vakte me përmbajtje të lartë proteine nga Restorantet.

Shfletim i orientuar nga produkti: Pa kaluar nga një dyqan në tjetrin: filloni me produktet, jo me dyqanet. Gjeni kufje nga shitës të ndryshëm ose krahasoni kremra hidratues duke lëvizur mes kategorive nga Farmaci, në Supermarkete dhe marka Bukurie.

 

 

Rifreskim pamor dhe qasje e strukturuar: Forma të rrumbullakosura, ngjyra të gjalla dhe lëvizje adaptive krijojnë një ndërfaqe moderne dhe të strukturuar, e cila i mundëson Wolt të shafqë më shumë produkte dhe të mbështesë përvoja blerjeje në zhvillim, ndërsa platforma zgjerohet.

 

 

Më shumë dukshmëri për tregtarët shqiptarë

Për tregtarët, përditësimi sjell mënyra të reja për t’u zbuluar dhe për të arritur më shumë klientë:

Produktet shfaqen sipas kontekstit: Produktet tani shfaqen nëpër kategori të ndryshme, jo vetëm brenda një dyqani. Kjo u jep tregtarëve më shumë dukshmëri në të gjithë aplikacionin – duke arritur më shumë klientë dhe duke nxitur më shumë shitje.

 

 

Udhëtime më të zgjuara të përdoruesit: Duke riorganizuar zbulimin rreth produkteve, Wolt i ndihmon tregtarët të lidhen me klientët më herët në procesin e vendimmarrjes, duke rritur ekspozimin dhe angazhimin.

 

 

Paraqitje pamore që shkallëzohet: Rifreskimi pamor nuk ka të bëjë vetëm me një pamje të re, por është një themel për rritje. Paraqitja pamore e përditësuar i jep Wolt ‘hapësirën’ për të prezantuar kategori të reja, për të theksuar më shumë produkte dhe për të mbështetur përvoja blerjeje në zhvillim. Ai është ndërtuar për t’u përshtatur teksa oferta jonë vazhdon të zgjerohet.

Fuqizimi i tregtisë lokale në Shqipëri

Me mjete më të zgjuara zbulimi dhe lundrim të përmirësuar, aplikacioni i ri ndihmon të afrojë akoma më shumë tregtarët shqiptarë me klientë të rinj. Produktet tani mund të zbulohen edhe para se blerësit të vendosin se cilin dyqan të zgjedhin, duke krijuar më shumë mundësi për bizneset lokale me çdo klikim.

Ndërtimi i të ardhmes së tregtisë lokale

Aplikacioni i përditësuar i Wolt shënon një hap të madh përpara – nga shpërndarja e ushqimit drejt tregtisë së plotë lokale. Qoftë për porositjen e darkës, plotësimin e nevojave shtëpiake apo blerjen e produkteve të përditshme, konsumatorët shqiptarë tani mund të arrijnë lehtësisht qytetin e tyre më lehtë se kurrë – përmes një përvoje të vetme, të pandërprerë në aplikacion.


Shtuar 16.01.2026 14:39