Paraditen e sotme në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit, “Flatrat e Veriut” janë ulur 4 avionët e parë të kompanisë WizzAir.
Të pranishëm në uljen e avionët ishte edhe kryeministri, Edi Rama së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, ndërsa fjalën e para e mori ministrja, Belinda Balluku.
Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se ditën e djeshme kanë marrë një konfirmin nga NATO për sigurinë teknike.
“Aeroporti i Kukësit tashmë është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATOS dhe kjo tregon edhe një herë të gjitha kushtet e sigurisë teknike dhe të gjitha kërkesat e sigurisë të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO gjithashtu,” tha Balluku ndër të tjera. /albeu.com