Rastet kur mund t’u duhet të dërgoni foto përmes WhatsApp mund të jenë të shumta, por ajo që ndodh është se cilësia e imazheve bie sapo ato të jenë ngarkuar në chat.
Por mesa duket kjo mund t’i përkasë të shkuarës pasi WhatsApp po teston mundësinë që përdoruesit të dërgojnë foto me cilësi të lartë përmes kësaj platforme, sipas WABetaInfo.
“Ky risi padyshim që përmirëson eksperiencën e përdoruesve dhe po testohet aktualisht në beta,” shpjegoi WABetaInfo.