Vuri në siklet Xhaçkën me pyetjen, Rama çon 3 muaj për riedukim gazetarin

Gazetari i A2CNN, Klevis Muka iu drejtua me ministres së Jashtme Olta Xhaçka duke e pyetur: “Në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili parashikon i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për të gjithë ministrat që e shkelin. Një ndër pikat është se ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë, vetëm nën shoqërinë e dy punonjësve të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, e keni takuar bashkëshortin tuaj, biznesmen dhe investitor strategjik, personalisht apo me dy punonjës.

Përgjigjen për këtë pyetje ia dha Rama duke i hequr të drejtën për 3 muaj të marrë pjesë në konferencat e tij.

“Përgjigjen për këtë pyetje ta jap unë. Je në reduktim për tre muaj, si Ambrozia. Nuk je i mirë se ardhur në asnjë konferencë. është një shkelje e kodit etik të gazetarit. Për pyetje të përsëritura, pa asnjë etik, ka një proces që duhet riedukim. Përgjigjen e radhës do të marrësh në tetor”, tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 1.07.2022 14:19