Liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Të pranishëm atjë janë edhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama si edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Dy liderët njihen për marrdhënit e tyre të ngushta miqësore.
Kjo dëshmohet dhe nga postimi i fundit i Vuçiçit në Insta Story në Instagram, ku ka publikuar një foto me mikun e tij, Edin.
Forumi Ekonomik Botëror i Davosit është sot në ditën e tretë të diskutimeve. Krahas atyre me impakt global, si lufta në Ukrainë, apo kriza ekonomike, fokusi po përqendrohen edhe në zhvillimet e Ballkanit Perëndimor, apo dialogu Kosovë-Serbi.
Por në takimin ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe homologu Albin Kurti, nuk ishte i pranishëm Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç./albeu.com/