Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka anuluar të gjitha takimet për shkak se ka shfaqur probleme me shëndetin.
Lajmin e kë bërë të ditur këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviç e cila përmes një deklarate shkruan:
““Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull, dhe Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosova, kështu që ai duhej të ndalej. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët i sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim, “- tha këshilltarja Vasiljeviç.
E pyetur nëse është diçka serioze me shëndetin, ajo është përgjigjur negativisht./albeu.com