Vuçiç: Protestuesit, terroristë/ Presidenti serb: Ata mund të vrasin njerëz

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm, është çështje ditësh derisa ata të vrasin dikë.

Të shtunën në mbrëmje protestuesit e zemëruar dogjën zyrat e Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit në qytetin e Valjevo.

Vuçiç nuk specifikoi se cili do të jetë reagimi shtetëror që ai tha se do të vijë brenda një jave. Por ai theksoi se një gjendje e jashtëzakonshme nuk është e afërt.

Dhjetëra njerëz tashmë janë ndaluar dhe plagosur nga protestat kryesisht në Beograd dhe Novi Sad e po ashtu në qytete më të vogla, Policia është përballur me akuzat për ushtrim të tepruar të forcës.

Trazirat shënuan një përshkallëzim të madh pas më shumë se nëntë muajsh demonstratash kryesisht paqësore që filluan pasi një tendë u shemb në një stacion treni në Novi Sad duke vrarë 16 persona.

Shumë njerëz fajësuan për tragjedinë punën e dobët te kryer, si pasojë e korrupsionit në projektet e infrastrukturës.


Shtuar 17.08.2025 19:31