Vuante nga një sëmundje, ndahet nga jeta kryetari i bashkisë së Janinës

Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare kryetari i bashkisë Janinë, në Greqi.

Mediet vendase bëjnë me dije se krybashkiaku Moisis Elisaf vuante nga një sëmundje.

Ndarja nga jeta e kryetarit të bashkisë së Janinës është një humbje e madhe për qytetin, për të cilin në të kaluarën ai ka shërbyer edhe si mjek.

Ai u zgjodh kryetar bashkie në vitin 2019. Për fat të keq nuk arriti ta mbarojë mandatin e tij në krye të qytetit, për shkak të sëmundjes që i mori jetën./albeu.com/