Vr*sja e Malkos, dëshmon Leonard Duka, i kthehet e ëma e Santiagos: “S’ta fal gjakun e djalit, do ta vras”. Gjykata e nxjerr jashtë

Seanca e radhës ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga, të cilët akuzohen për vrasjen e ish-policit Santiago Malkos, “krahu i djathtë” i Ervis Martinaj.

Babai i Leonard Dukës nuk paraqitet për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ndërkaq i vetmi që ka dëshmuar sot ishte Leonard Duka.

IU PËRGJIGJET PYETJEVE TË AVOKATES

Avokatja pyet Dukën: A keni pasur “Sky Eç”?

Duka: Jo .

PYETET PËR KODIN

Duka: S’e kam idenë!!

Avokatja : Keni pasur kontakte me persona që kanë patur SKY?

Leonard Duka: Jo s’kam pasur asnjë kontakt.

PYETET LIDHUR ME NJË FOTO TE GJETUR NË “SKY”

Duka: Nuk jam unë

Behar Dibra: Me Ervis Martinajn keni komunikuar? Keni pasur kontakte?

Duka: Po e kam takuar.

Dibra: Po komunikime të tjera?

Duka: Jo!

Dibra: Po babai juaj ka pasur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Duka: Babai im s’ka pasur asnjë problem.

SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj

Gjykata nxjerr jashtë sallës së gnyqit, nënën e Santiago Malkos.

Nëna e Santiago Malkos: “S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Më fute djalin në dhe”!

Shtyhet seanca, përsëritet fletëthirrja për babain e Leonard Dukës, Muhamet Duka që të dëshmojë.


Shtuar 24.06.2025 10:28