Mbrëmjen e 5 janarit, një 57-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri tip pushkë në Itali nga fqinji i tij, për motive banale. Ngjarja ka ndodhur në Arezzo të San Polo, ku sipas hetimeve paraprake shkak kanë qenë mosmarrëveshjet.
Shqiptari, me eksavatorin e tij, ka kryer vazhdimisht manovra para oborrit të shtëpive të tyre. Fillimisht ai dëmtuar katër makina të parkuara aty, të gjitha në pronësi të familjarëve të autorit, i cili nxorri armën nga dritarja e banesës dhe e qëlloi të paktën 5 herë, rreth orës 20:30 të mbëmjes së djeshme.
Shqiptari, përpara se të qëllohej, goditi me mjetin e rëndë disa herë muret dhe çatinë e pallatit, duke shkaktuar shumë dëmtime të rënda konstruktive të objektit, ndërsa autori dhe familja e tij ndodheshin brenda.
Arma dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje u sekuestruan, ndërsa autori 53 vjeçar italian u arrestua. Autoriteti gjyqësor ka urdhëruar hetimet mjeko-ligjore të rastit të cilat do të kryhen në ditët në vijim në mjekësinë ligjore të spitalit të Sienës./alkbeu.com