Talebanët i janë kundërpërgjigjur Princ Harry-t, pasi ky i fundit deklaroi se kishte vrarë 25 prej tyre dhe se i shihte si “gurë shahu”.
Daily Mail shkruan se talebanët e kanë quajtur Princin “të çmendur” dhe se ai u fsheh në pallatin e gjyshes së tij.
Përgjigja e zemëruar nga talebanët pasoi kritikat ndaj Dukës nga veteranë ushtarakë dhe deputetë për zbulimet e tij në fushën e betejës, me një që e quajti shkrimin e tij një “tradhti të njerëzve me të cilët luftoi përkrah”.
Princin Harry shërbeu si pilot helikopteri në Afganistan, pasi ishte trajnuar për këtë gjë, siç tregon ai në kujtimet e tij.
Djali më i vogël i mbretit Charles III shërbeu 10 vjet në ushtrinë britanike dhe mori pjesë në dy dislokime në Afganistan, fillimisht në 2007-8 për 10 javë dhe më pas si pilot helikopteri nga shtatori 2012 deri në janar 2013. Ai dha dorëheqjen nga ushtria në 2015.
Në librin “Spare”, i cili do të botohet javën e ardhshme, por disa gazeta tashmë kanë kopje, princi thotë se si pjesë e trajnimit të tij mësoi të vriste armikun dhe se ishte pjesë e punës së tij.
“Ne qëllojmë kur nevojiten, marrim një jetë për të shpëtuar (një tjetër) jetë”, shkruan ai në librin e tij. /albeu.com