Ditën e djeshme një vrasje ka ndodhur në qytetin e Lezhës ku kanë mbetur të vrarë dy persona babë e bir nga sh-dhëndri me armë zjarri.
Besnik Pjetri, ish-dhëndri i familjes shkoi në banesën e Pjerin Përjakut dhe qëlloi me armë atë dhe djalin e tij, duke i lënë të vdekur.
Mësohet se Besnik Pjetri, nga fshati Troshan në Lezhe, ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja.
Ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.
Ai nuk ka qenë dakord për këtë ndarje dhe vazhdimisht ka debatuar me ish-vjehrrin për këtë çështje.
Ditën e djeshme ai ka mësuar se ishin kthyer nga Italia ku jetonin prej 20 vitesh dhe ka shkuar në banesën e tyre duke i qëlluar me automatik, duke i lënë të vdekur.
Besnik Pjetri është ende në arrati, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij./albeu.com