Ditën e sotme,u mbajt seanca në gjykatë, ku u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Ylber Jakut, për vrasjen e Reshit Sallahut.
Para togave të zeza, Jaku ka kërkuar që në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze, pasi nuk ka besim në drejtësinë shqiptare.
Avokatja e tij ka bërë me dije se ai është shtetas anglez, dhe fëmijët e gruaja e tij kanë gjithashtu shtetësi angleze.
Kujtojmë se krimi i rëndë është shënuar pasditen e 7 Majit, ku Ylber Jaku, 41-vjeç, i ka marrë jetën fqinjit të tij, Reshit Sallahu, 34-vjeç, në afërsi të shtëpisë së tij.