Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 34 vjeçarin Lekë Vuksani, i cili është autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani më 2 maj në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.
Gjatë seancës gjyqësore, 34-vjeçari ka heshtur duke mos thënë asnjë fjalë për ngjarjen.
Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë arrest me burg me afat.
Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.