Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Devoll, ku shtetasi Ali Zili vrau një grua dhe vjehrrën, Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin për autorin.
Sipas burimeve, gjykata ka lënë në burg Ali Zilin, i cili akuzohet se vrau gjatë grabitjes Fatmira Bamin dhe Bukurie Bamin, në fshatin Progër të Devollit.
Zili është shfaqur i prangosur para trupës gjykuese, ndërsa në dëshminë e tij pak ditë më parë pranoi kryerjen e krimit.
Ai tha se e kishte bërë këtë, pasi nuk ishte paguar për drutë që sipas tij u kishte shitur./albeu.com/