Kristo Mema, autori i vrasjes së 42-vjeçarit në kalanë e Beratit është arrestuar nga policia pas disa orës. 63-vjeçari, u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”, pranë kishes perballe Ures se Gorices.
Mema posedonte me qira një kalë, tek i cili erdhi një vizitor nga Tirana, viktima Keli Hoxha, 42 vjeç. Ky i fundit ka debatuar me autorin për fotot me kalin dhe Mema më pas ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur dhe më pas u largua nga vendngjarja.



