Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg.
Akuza ndaj tij është “vrasje nga pakujdesia” neni 85 , atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka.
Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që të dënohej për vrajse me dashje por kjo është rrëzuar. I pranishëm në sallë avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.
Autori nuk ka qënë i pranishëm në sallë pasi sipas avokatëve kishte probleme shëndetësore. Ngjarja u rregjistrua ne gusht te vitit 2023 prane nje kancelarie ne afersi të gjykatës në Vlorë.
Lajmi në përditësim,,,