Gjykata e Apelit të Bolzanos në Itali la në fuqi dënimin me 24 vite burg për shqiptarin Avni Meçja, i cili pranoi vrasjen e rëndë të partneres së tij rumune, Alexandra Elena Mocanu. Meçja u arrestua dhe akuzua se vrau gruan me goditje çekiçi në kokë, mbrëmjen e 22 tetorit 2022, në banesën e tyre në Viale Trieste.
Vrasja ndodhi në apartamentin ku jetonin të dy. Krimi në familje u rrëfye nga vetë Meçja pas prangosjes, teksa pohoi se e ka goditur disa herë në kokë me çekiç. Rrëfimi i shqiptarit bëri që ngjarja të zbardhej shumë shpejt. Sipas hetimeve shkak i vrasjes ishte bërë një debat, i cili denigroi në dhunë fatale.