Vrau Martin Canin pranë shkollës, Prokuroria kërkon 25 vite për Marjo Perlleshajn

Organi i akuzës në Tiranë kërkon 25 vite burg për Mario Përlleshajn, autorin 14 vjeçar të vrasjes me thikë të Martin Canit. Një vit më parë, të miturit u përfshin në një konflikt jashtë oborrit të shkollës “Fan Noli” dhe fatkeqësisht Martini ndërroi jetë.

Nga sherr me thika mes 14-vjeçarëve humbi jetën Martin Cani, u plagos shoku i tij Luis Meçja dhe vetë autori i kësaj ngjarje. Në këtë ngjarje dyshohen se u përfshinë 4 adoleshentë, dy nxënës të shkollës “Fan Noli” dhe dy të një shkolle në Sauk.

Ngjarja ndodhi rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”. Katër të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin, konflikt i cili më pas agravoi deri në përdorimin e thikës. Gjithçka ka ndodhur në 90 sekonda, sekonda që shënuan dhe tragjedinë me vdekjen e një të mituri.


Shtuar 17.11.2025 16:17