Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt disa ditë më parë në fshatin Gjorm.
Gjatë seancës gjyqësore, Alliaj është shfaqur i heshtur dhe ka deklaruar para trupit gjykues:
“Nuk jam në gjendje të flas… jam dakord me ato që tha avokati”.
Seanca u drejtua nga gjyqtari Etien Isak.
Person nën hetim është Bertil Ismail Alliaj, lindur në Gjorm më 17.01.1992.
Akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, sipas neneve 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.
Gjykata ka vlefësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Vendimi është dhënë në Vlorë, më datë 05.11.2025, ora 12:23.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
