Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për Elton Bengajn (Metaj), i cili është dënuar me burg përjetë për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj.
Bengaj do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Metaj vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj, më 10 shtator 2021 në shtëpinë e prindërve.
Ngjarja ndodhi në fshatin Zhupan të Fierit. Çifti ishte divorcuar prej pak muajsh, por kjo gjë nuk ishte pranuar nga autori.
Nëna e saj tregoi për mediet asokohe se ish-dhëndri i vrau të bijën me bukë në gojë.
Sipas saj, Sabrina sapo ishte kthyer nga puna kur Elton Metaj trokiti në derë.
Pas një debate të shkurtër verbal me Sabrinën, ai e qëlloi më kallashnikov sapo ish-bashkëshortja e tij ktheu shpinën./Albeu.com.