Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin. Ky i fundit vrau në qershor 2021 ish-dhënsrin e tij, Kudret Saliaj.
Gjithashtu, Gjykata ka dënuar me 30 vite burg vajzën e Mexhitit, Dhurata Picari, e cila akuzohet si bashkëpunëtore në ngjarje.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të.
I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.
Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba.
Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama.
Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t’i takonte në prani të psikologes!
Prokuroria tha se babë e bijë organizuan në bashkëpunim krimin e rëndë.
/Albeu.com/