Vrau gruan në Greqi, motra e 36-vjeçares rrëfen detajet tronditëse: E kërcënonte, ndërsa fëmijëve u thoshte se…

Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e cila la pas katër fëmijë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, janë zbardhur detaje tronditëse, pasi motra e 36-vjeçares foli për abuzimin që Marjola përjetoi në martesën e saj.

Ajo zbuloi se gruaja duroi dhunë fizike dhe seksuale, me bashkëshortin e saj që e përdhunonte dhe e linte shtatzënë për ta mbajtur robëreshë.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se; “nëse ajo divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”.

Sipas saj, çifti u takua në një moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, tha motra e 36-vjeçares, duke shtuar:

“Ai e la shtatzënë me qëllim. E përdhunoi që ajo të mos divorcohej prej tij”, tha ajo, duke përshkruar ngjarjet e tmerrshme që po ndodhnin në jetën e çiftit, të cilat në fund përfunduan në tragjedi.

“Ai e kërcënoi se nëse ajo do të divorcohej prej tij, do t’i bënte më keq, madje edhe fëmijëve të tij. Do t’i rrihte”, tha ajo.

“Motra ime u dashurua me këtë kopil që në moshë të vogël. Kur ajo lindi fëmijë, ai ndryshoi, u bë abuziv dhe e rrihte. U thoshte fëmijëve: ‘Rrini larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, tha motra e viktimës.


Shtuar 25.08.2025 09:12