Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Elton Metajn.
Trupa gjykuese përbëhej nga gjyqtarët Sonila Hoxhaj, Taulant Banushi, Miranda Noka, ndërsa prokurore e çështjes ishte Ervisa Hyka.
Metaj vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj, më 10 shtator 2021 në shtëpinë e prindërve.
Ngjarja ndodhi në fshatin Zhupan të Fierit.
Çifti ishte divorcuar prej pak muajsh, por kjo gjë nuk ishte pranuar nga autori.
Nëna e saj tregoi për mediet asokohe se ish-dhëndri i vrau të bijën me bukë në gojë.
Sipas saj, Sabrina sapo ishte kthyer nga puna kur Elton Metaj trokiti në derë.
Pas një debate të shkurtër verbal me Sabrinën, ai e qëlloi më kallashnikov sapo ish-bashkëshortja e tij ktheu shpinën./Albeu.com.