Autori Ramis Mici, i cili masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi ka mbërritur ditën e sotme në ambjentet e Gjykatës së Elbasanit.
I pyetur nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, për ditëlindjen e tij, Mici pretendon se nuk e mban mend datën, ndërkohë që i është caktuar një avokat nga ana e shtetit.
Mici ka deklaruar se nuk ka lekë për të paguar avokat dhe ka kërkuar një avokat nga shteti.
Ngjarja
Ramis Mici është 37-vjeçari që i ka marrë jetën bashkëjetueses së tij në orët e para të të kësaj të shtune.
Mici ka qëlluar me thikë bashkëjetuesen e tij Etlira Elezi e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
37-vjeçarja kishte gjashtë vite që bashkëjetonte me Micin. Ata kishin një shtëpi me qira në lagjen “Skënderbej”. Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme.
Etlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë edhe autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë./albeu.com