Vrau bashkëfshatarin e tij për drutë dhe tentoi të arratisej, arrestohet Klodian Keqi

Në tentativë për t’u larguar gjatë orëve të para të së premtes duke kaluar kufirin me Greqinë,  autori i dyshuar i vrasjes së Luan Hushit, Klodian Keqi është arrestuar nga policia.

Në momentet e arrestimit, Keqit nuk i është gjetur armë, ndërkohë vijon puna për kërkimin e kallashnikovit që kreu vrasjen e bashkëfshatarit të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 10 gushtit, në fshatin Zgërdhesh të Krujës, në një zonë të pyllëzuar.

Shkak i vrasjes dyshohet se u bë një konflik banal për prerjen e druve në pyll.

Megjithëse u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, 55-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.