Vrau bashkatdhetarin, Europol në kërkim të 34-vjeçarit shqiptar (EMRI)

Një 34-vjeçar shqiptar, është shpallur në kërkim nga Zyra Federale e Policisë Kriminale gjermane, BKA dhe Europoli si autor i vrasjes së një 27-vjeçari shqiptar, në shtator të vitit 2019 në Halle.

Mediat e huaja raportojnë se Shpendi Malo, e ka vrarë viktimën në një zonë të pyllëzuar në Halle, me thikë.

Sipas policisë, trupi i pajetë u hodh në një kanal aty pranë dhe u mbulua me gjethe për të fshehur krimin.

Trupi u zbulua vetëm katër ditë më vonë nga kalimtarët

Autori u largua nga Gjermania menjëherë pas krimit dhe u vendos në listën ndërkombëtare të të kërkuarve. Ai rezulton të jetë në listën e Europolit të 20 kriminelëve më të kërkuar në Evropë.


Shtuar 16.06.2025 13:22