Vrau babanë me tritol në Selenicë, lihet në burg 23-vjeçari

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23-vjeçarin Mato Glluçaj, i cili akuzohet se vrau babanë e tij në Selenicë duke i vendosur lëndë plasëse në sobë.

Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë për një masë më të ashpër sigurie pasi sipas tyre provat janë evidente.

Si në polici dhe në gjykatë deri më tani ai s’ka treguar se ku i ka gjetur municionet e gjetura në banesë.

Prokuroria ka pranuar kërkesën për “arrest me burg” dhe më pas i riu është transportuar drejt paraburgimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 shtator.

Dyrmish Glluçaj 56 vjeç humbi jetën pas shpërthimit të lëndës plasëse.

Ngjarja fillimisht u dyshua se ishte aksidentale, por nga hetimet e thelluara rezultoi se 56-vjeçari humbi jetën pas shpërthimit të lëndës plasëse që ishte vendosur në sobën me gaz, nga i biri i tij.

Dhuna e vazhdueshme nga ana e babait kundrejt të birit, dyshohet se ka qenë shkak i tragjedisë./albeu.com/


Shtuar 4.09.2023 09:43