Vrau babanë dhe e hodhi trupin në pus, pamje nga vendngjarja

Esmerald Balla, 30-vjeçari i cili vrau të atin dhe më pas e hodhi në një pus në përpjekje për të humbur gjurmët, ka rrëfyer detaje të reja nga krimi që tronditi Shënavlashin.

33-vjeçari para policisë tregon se debati nisi pasi zbuloi se kasaforta e kursimeve të shtëpisë ishte dëmtuar. I riu ka pyetur 62-vjeçarin se ku ndodhen paratë, por viktima i ka thënë se nuk i di se ku janë dhe më pas ka nisur konflikti mes tyre.

Sipas Esmerald Ballës, babai i tij e ka kërcënuar se do e vrasë dhe në atë moment i ka drejtuar pistoletën. Sipas autorit, ai është afruar dhe ka nisur përleshje fizike me të atin, dhe në momentin që ai është përpjekur që t’i heqë të atit armën e krimit, pistoleta është shkrehur.

Në videon e mëposhtme shihet edhe pusi ku u gjet trupi i viktimës Enver Balla i cili ishte hedhur aty nga i biri prej më shumë se dy javësh.



Shtuar 5.09.2024 12:16