Një 35 vjeçar shqiptar në Angli është dënuar me burgim të përjetshëm.
Ai quhet Erlin Hasa dhe u dënua nga Gjykata e Birminghamit, e cila e gjeti fajtor për vrasjen e një shtetasi rumun, të quajtur Marian Savu, 43 vjeç, baba i tre fëmijëve.
Krimi ndodhi në Mars të këtij viti. Hasa e goditi viktimën e tij plot 62 herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Ata ishin bashkë në një festë që po mbahej në një shtëpi në Birmingham kur rreth orës 2:00 pas mesnate u përleshën për motive të dobëta.
Savu kishte vrapuar jashtë për t’iu shmangur sulmit, por Hasa e përndoqi deri në fund të rrugës, ku i dha fund. Policia e përshkroi vrasjen si një akt makabër. 35-vjeçari mohoi krimin, por policia e gjeti atë të larë në gjak, në shtëpinë e tij.
Gjykatësi Francis Laird tha se vetëm pas 23 vjetësh mund të shihet mundësia për t’ia ndryshuar dënimin shqiptarit./albeu.com/