Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:45, një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur në Manëz të Durresit, pranë një karburanti.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se Flori Paluçi, është vrarë nga Daniel Pepa, 21-vjeç, ndërsa Arianit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Paluçi, gjatë përplasjes së armatosur.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar Daniel Pepa është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e Policisë po zhvillojnë kontrolle intensive për kapjen e tij.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Flori Paluçi, ka qenë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme, dhe më herët ka qenë pjesë e një grupi grabitësish, që vepronte në territorin italian.