“Vrasje në seri për hakmarrje, 13 ekzekutime mes rivalëve!”/ Lala zbulon detaje nga rrëfimet e Erion Alibejt

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga rrëfimet e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, që po ekspozon një përplasje të përgjakshme mes grupeve kriminale dhe lidhjet e policisë me krimin.

Lala shpjegoi sagën e vrasjeve në seri, që në momentin kur ekzekutohet vëllai dhe xhaxhai i Erion Alibejt.

“Erion Alibej, njihet me nofkëtn “krymi”, është vëllai i Endrit Alibej i njohur në botën e krimit si “tarzani”. U bë i njohur pas Masakrës së Bradasheshit. U ekzekutua vëllai i tij Endrit Alibej, xhaxhai i tij dhe një shtetas turk. Ngjarja ndodhi pasi kishin qenë në një darkë, makina e tyre u godit me kallashnikov dhe mbetën të vrarë. Endrit Alibej konsiderohej si një nga njerëzit më të rëndësishëm të narkotrafikut. Erion Alibej, sikurse pretendon në dëshmi, duke mos patur besim të autoritetet dhe policia, nisi hetim privat për të identifikuar autorët e dyshuar për vrasjen e familjarëve.

Ai ka kuptuar që përplasja e të vëllait kishte nisur me organizatën e Franc dhe Hajdar Çopja dhe zanafilla ishte humbja e 50kg drogë në Britani.

Erion Alibej, kur kemi ekspozuar disa detaje, pati revansh ndaj mediave dhe pretendonte se nuk i kishte kryer këto krime, por më pas i rrëfeu kur mori statusin e të penduarit. Janë të paktën 13 të vrarë nga të dyja palët mes këtyre grupeve në harkun kohor 3-4 vite. Vrasjet janë kryer në seri.

Erion Alibej ka rrëfyer njohjen me Nuredin Dumanin, faktin që ai ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës dhe ai thotë Nuredin Dumanin e kam pritur në shtepi, më ka treguar emrat e autorëve të vrasjes së familajarëve. Sot tha, dilja si picier i maskuar, kam bërë vetë avokatin, prokurorin dhe të dhënat ua kam dhënë institucioneve. Ai ka treguar informatorët në rradhët e policisë.

Dyshimet që kishte në drejtim të Suel Celës dhe se si zbuloi konfliktin që kishte familja e tij. Ditën e sotme, ka rrëfyer takimin me dy Shkodranët Genc Tafili dhe Dorian Duli.

Njëri nga zyrtarët e policisë e ka kryer dënimin për lidhje me Erion Alibej. Sot nxorri lidhje me një ish zyrtar tjetër, që është nën hetim. Alibej pretendonte se kishte akses në sistemin TIMS, pretendon se i merrte nga ish shefi i krimeve në Elbasan. Rrëfeu edhe një ngjarje në Durrës që një nga viktimat duket si rastësore, sepse Alibej ka dhënë urdhër për vrajsn e Dorian Shkozës, por vranë edhe shokun e tij. Alibej tha se nuk kishte dhënë urdhër për këtë të fundit, por Nuredin Dumani i ka thënë “e vrava se ishte i atyre”.

Tre shtyllat kryesore, konflikti për drogën në Britani, e dyta kontraktimi i Nuredin Dumanit për të spastruar njerëzit që i vranë vëllain. Pastaj si Talo Çela punonte për Çopjat. Dhe e katërta, lidhjet me strukturat e Policisë së Shtetit”, tha ndër të tjera Lala.


Shtuar 5.06.2025 22:22

Tags: ,