Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një person mbeti i vdekur pas plagosjes së rëndë me thikë.
Ngjarja u shënua në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, ku ka pasur një konflikt dhe më pas një përleshje mes dy grupeve të të rinjve.
Njëri u plagos rëndë me thikë dhe më pas ndërroi jetë. Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 31 vjeç.
Konflikti paraprakisht mësohet se ka ndodhur për motive banale, brenda një lokali.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime.

