Vrasja para gjykatës, flasim të afërmit e Kudretit: Ajo ishte e dhunshme, donim t’a largonim me çdo kusht

Familjarët e Kudret Saliajt, viktimës që mbeti i vrarë mëngjesin e së premtës nga ish-vjehrri në një kafe në Tiranë, kanë folur një ditë pasi kanë e kanë përcjellë për në banesën e fundit.

Në një prononcim për Faxnews, kushëriri i Saliajt ka treguar se Mexhit Picari dhe ish-bashkëshortja e viktimës kanë shkuar në banesën e tyre dhe kanë mohuar që ai të ketë ushtruar dhunë ndaj Dhuratës.

Ai është shprehur se nuk ka asgjë për të ndarë me publikun për familjarët e Kudretit dhe se sfida e tyre më e madhe është qëndrimi pranë fëmijëve të mitur, të cilët janë traumatizuar. Sa i përket deklaratave tëish-miqve të shtëpisë, i afërmi pretendon se janë mashtrime, e për këtë thotë se faktet ndodhen në dosjet e prokurorisë.

“Të merret dosja në prokurori. Ajo është e dënuar për dhunë në familje. Ka akuza të tjera të cilat nuk janë shqyrtuar nga prokuroria. Ka vendime të gjykatave. 3 fëmijët ndodhen në banesën ku jetonte Kudreti.

Janë të pavërteta deklaratat e tyre (Mexhitit dhe bashkëshortes). Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, Kudreti jo vetëm nuk e ka sulmuar dhe dhunuar atë, por ka kërkuar mbrojtje prej saj. Ka kërkuar forma të ndryshme për ta larguar. Goca 9 vjeç djemtë 12 dhe 16 vjeç janë të traumatizuar. Ne nuk na duhet dalja para mediave, ajo që është bërë është bërë, çfarë zgjidh dalja jonë?

Pesha më e madhe jona janë fëmijët tani, Kudretin e përcollëm të shkretin, kujdesi ndaj tyre. Ata le të dalin në media, s’di ç’të them për ta, ne i kërkojmë drejtësisë të japë drejtësi. Pretendimi i saj se është dhunuar nga Kudreti e apo shenjat që ka treguar, s’është e vërtetë. E dimë ne dhe e di edhe ajo e prokuroria kush ia ka bërë shenjat asaj. Janë historira të vjetra. Pyeteni avokatin që u plagos, ai e njeh dosjen”, tha kushëriri i Kudretit.


Shtuar 6.06.2021 13:48