Vrasja në Shkodër/ Policia zbardh ngjarjen (EMRI)

Pak më parë, Shkodroa u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një turist amerikan vrau bashkëshorten e tij. Lidhur me ngjarjen, policia ka zbardhur detaje të reja.

Mësohet se turistët ishin amerikanë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në hotelin ku çifti po qendronte.

Autori i krimit është identifikuar si Brandon Saporito 57-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë pasi pas vrasjes ka tentuar t’i japë fund jetës.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas, u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.


Shtuar 2.05.2025 10:52