Vrasja në Shkodër/ Policia: 34-vjeçari u ekzekutua në ambientet e jashtme të një lokali, ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorëve

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur sonte në Shkodër. Bëhet me dije se Kristjan Kola është ekzekutuar nga dy shtetas ende të paidentifikuar teksa ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 4.09.2025 23:21