Sherri për një gardh është kthyer në tragjedi në fshatin Gështenjas në Pogradec.
63-vjeçari Fatmir Manellari ka vrarë me thikë komshiun e tij 65-vjeçarin Safet Yskollari, pasi autori pretendonte se viktima kishte ndërtuar gardhin në pronën e tij.
65-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Pogradecit, ndërsa autori është ende në kërkim nga policia.
Ndërkohë bashkëshortja e autorit dhe familjarët janë shokuar në momentin kur kanë marrë vesh se komshiu i tyre kishte ndërruar jetë në spital.
Ata e kanë marr vesh lajmin e hidhur përmes medias.
Ndërkohë që djali i autorit dëgjohet teksa thotë në video se ai e ka kërkuar babain e tij në të gjithë zonën por nuk ka asnjë gjurmë të tij.