Vrasja në Nikël, merr fund arratia e autorit/ Arrestohet Eduart Afmataj, ekzekutoi 41-vjeçarin pas sherrit për parkimin e makinës

Policia arrestuar Eduart Afamataj, i cili ditën e djeshme vrau 41-vjeçarin Artur Çangu. Mësohet se Afmataj është arrestuar në zonën e Qafë Shtamës, në një banesë të vjetër të braktisur.

Mësohet se shkaku i vrasjes është parkimi i gabuar i automjetit nga viktima, ndërsa bëhet me dije se mes tij dhe autorit ka pasur një konflikt të vazhdueshëm në lidhje me çështje pronësie.

Raportohet se 41-vjeçari Çangu kishte shkuar në banesën e prindërve të tij dhe kishte parkuar makinën e tij pranë saj.

Autori, Afmataj, ka reaguar menjëherë dhe më pas ka dalë nga banesa e tij dhe ka debatuar me 41-vjeçarin, pasi ka pretenduar se automjeti i parkuar i kishte bllokuar rrugën.

Ky debat ka degjeneruar në një konflikt fizik, duke bërë që 33-vjeçari të marrë një armë gjahu tip “çifte” dhe të qëllojë ndaj 41-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është gjetur nga policia e kthyer përmbys dhe me shenja plumbash.

Po ashtu, bëhet me dije se Eduart Afmataj rezulton të ketë lidhje familjare me viktimën, pasi është dhëndër te kushërinjtë e Çangut.

Pas vrasjes, 33-vjeçari ka njoftuar policinë dhe më pas është larguar nga vendngjarja, duke humbur gjurmët. Ndërsa sot është bërë i mundur arrestimi i tij.


Shtuar 11.04.2026 16:45