Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi, ka zbardhur detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm, në një firmë inertesh në Kurbin, ku u ekzekutua ekonomisti Selman Mihane dhe i plagosur mbeti pronari i kompanisë Ardjan Gjeloshi.
Berberi tha se nga të dhënat e deritanishme, shënjestra e atentatit ishte Ardian Gjeloshi, pronari i firmës së inerteve dhe jo ekonomisti që humbi jetën.
“Jemi në veprimet e para për sqarimin e rrethanave. Dyshohet paraprakisht që është qëlluar me armë zjarri, automatik. Ka të dhëna për lëvizjen e autorëve me mjete. Po hetojmë të gjithë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që ka personi që ka mbetur i plagosur. Objektivi i atentatit është personi, i cili ka mbetur i plagosur. Fatmirësisht është ndodhet në gjendje të mirë dhe ndodhent në kujdesin e mjekëve”, shprehet ai në një komunikim me gazetarët.